Llapi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.
Golat për skuadrën nga Podujeva i shënoi Hyseni në minutën e 18-të, Riveira në minutën e 34-të.
Për Gjilanin shënoi Ismajli në minutat shtesë.Në ndeshjen tjetër, Dukagjini ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Solomon në minutën e 76-të.
Llapi me këtë fitore është në vendin e parë me 13 pikë, Dukagjini është e shtata me 6 pikë, Gjilani në vendin e tetë me 4 pikë derisa Fushë Kosova është e fundit me 1 pikë.