Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera.
Xhiroja e 19-të finalizohet me ndeshjet Malisheva – Prishtina dhe Llapi – Ulpiana.
Kryeqytetasit synojnë të nisin stinorin e ri me fitore, duke luajtur në udhëtim kundër Malishevës.
Ndeshja mes Malishevës e Prishtinës luhet me fillim nga ora 13:00.
Kurse, me fillim nga ora 13:30 luhet edhe ndeshja tjetër, ajo mes Llapit dhe Ulpianës, ku skuadra e Batatinës kërkon tri pikët si vendase.
Llapi me një fitore eventuale do të afrohej në katër pikë larg zonës që dërgon në garat evropiane.