Xhiroja e njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë.
Tri ndeshje priten të zhvillohen ditën e mërkure, kurse dy ndeshje tjera ditën e enjte.
Besa do të jetë nikoqire e Drencës dhe synon që të rikthehet te rezultatet pozitive.
Prishtina pas tri disfatave të njëpasnjëshme kërkon fitore në ‘Fadil Vokrri’ ku pret Arbërinë.
Ndeshja tjetër e ditës së mërkurë zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça ’89 është nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës.
Ndërkohë ndeshjet kryesore të kësaj xhiroje do të zhvillohen ditën e enjte ku Feronikeli e pret Ballkanin dhe Gjilani i bën konak Llapit.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30.
E mërkure:
Besa – Drenica
Trepça ’89 – Drita
Prishtina – Arbëria
E enjte:
Feronikeli – Ballkani
Gjilani – Llapi /Telegrafi/