Java e 24-të e Superligës së Kosovës nis dje me dy takime, transmeton Insporti.
Feronikeli fitoi si mysafir i Dukagjinit ndërkohë Ballkani barazoi pa gola në udhëtim ndaj Flamurtarit.
Sot në plan janë dy takimet e rradhës të javës së 24-të. Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina pret në shtëpi Drenicën në duelin që zhvillohet me fillim nga ora 17:00, në stadiumin e Podujevës “Zahir Pajaziti”.
Llapi është në formë të mirë ku nga tri ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe po synon daljen në Evropë.
Takimi tjetër luhet në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës në “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 17:00.
Vendasit kanë pak gjasa për mbetje në elitë ndërkohë Prishtina vjen pas një fitore të thellë ndaj Ferizajt 8-1, dhe me një fitore eventuale do të dalin në pozitën e dytë në tabel.