Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera të xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Besën me rezultat 3-1.
Ndërkohë ndeshje e zjarrtë është zhvilluar në Podujevë, ku Llapi me 10 futbollistë ka mposhtur Ballkanin me rezultat 1-0.
Përkundër që ende nuk ka përfunduar xhiro e 22-të pasi do të luhen të hënen edhe dy sfidat tjera Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilan, ka ndryshime në renditjen tabelare.
Drita është rikthyer në pozitën e parë, ku tani udhëheq me 47 pikë, dy më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Prishtina në vendin e tretë.
Llapi ka bërë ngritje të madhe pasi tani zë vendin e gjashtë me 26 pikë të tubuara, ndërkohë Besa mbetet e fundit me vetëm shtatë pikë.
Renditja e plotë tabelare në Superligë: