Superlajm për Vedat Muriqin, rikthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshjen ndaj Napolit

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitjen e sotme të skuadrës dhe i është bashkuar grupit para ndeshjes me Napolin në fundjavë.

“La Lazio Siamo Noi” raporton se 26-vjeçari është rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.

Ai do të ftohet për ndeshjen e radhës ndaj Napolit nv Serie A.

Muriqi ka bërë tetë paraqitje deri më tani këtë edicion, por ende nuk e ka gjetur golin.

Ndryshe, sulmuesi i Kosovës u transferua në verën e vitit që lamë pas nga Fenerbahçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *