Një superkompjuter ka parashikuar një fund emocionues të sezonit të Premier League, me vetëm një pikë që ndanë tre skuadrat e para.
Tabela e krijuar nga fivethirtyeight.com e sheh Mançester Cityn si kampion me 82 pikë, ndërsa Liverpooli përfundon i dyti me pikë të njëjta me Cityn, kurse Chelsea me një pikë më pak në vendin e tretë.
Manchester United zë vendin e katërt dhe të fundit në Ligën e Kampionëve me 64 pikë – 18 pikë larg vendit të parë.
Skuadra e Milot Rashicës, Norwich City është parashikuar të bie nga liga si e fundit në tabelë.
Ja tabela e krijuar nga superkompjuteri: