Endri Çekiçi i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth lidhjes së tij me blogeren Megi Pojani.
Lidhja e tij me bukuroshen ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.
“Prova” e lidhjes ishte sot në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.
Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Ina.
Një prani në tribunë që pak a shumë konfirmon edhe lidhjen e futbollistit të përfaqësueses shqiptare me blogeren, duke i dhënë fund hamendësive rreth tyre.
? O bunu hep yapıyor
? Konyaspor’un mucize ayağı
? Jeneriklik gollerin adamı
? İşte Endri Cekici’nin harika, nefis, olağanüstü golü.. pic.twitter.com/z9P5CKiaOm— Salih Kucukiba (@salihkucukiba) September 16, 2022