Edon Zhegrova ka shkëlqyer të dielën në fitoren 2:0 të Lille ndaj Le Havre. Lille ishte mysafir, ndërsa kaloi në epërsi në minutën e 40-të me golin e bukur të Zhegrovës. Reprezentuesi kosovar bëri krosimin që solli autogolin e Yoann Salmier në minutën e 52-të.
Zhegrova startoi dhe luajti deri në minutën e 93-të. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të Ligue 1 të Francës.
Për Zhegrovën ishte goli i parë këtë edicion në kampionatin francez. Lille shënoi fitoren e tretë. Le Havre pësoi humbjen e dytë.