Super pritja e Ter Stegen që e shpëtoi Barcelonën

Ndeshja e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve mes Napolit dhe Barcelonës është mbyllur baras (1-1).

Një ndeshje e bukur ka dalë të jetë ajo në San Paolo, ku nuk kanë munguar rastet nga të dyja palët.

Dries Mertens pastaj e ka kaluar në epërsi Napolit, ndërsa Antoine Griezmann ka barazuar në pjesën e dytë.

Por, Barcelona duhet të falenderojë portierin gjerman Andre Ter Stegen pasi ka shpëtuar skuadrën, duke bërë një super pritje.

Ter Stegen doli shpejt nga porta e tij për të bllokuar goditjen e spanjollit, Jose Callejon, i cili mbeti i befasuar me pritjen e gjermanit.

Kjo pritje e gjermanit po cilësohet si ndër më e mira e këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *