Një lajm i mirë vjen para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, ka nënshkruar kontratë me gjigantin zviceran, Basel.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi zviceran.
“Zhegrova do të nënshkruajë me Baselin deri në verën e vitit 2023. Mirë se u ktheve përsëri”, ka shkruar Basel.
Zhegrova ishte kthyer nga huazimi tek Baseli për tek skuadra e Genkut në Belgjikë.
Por, lojtari këmbëngulte që të mbetej pjesë e Basel, dëshirë kjo që u plotësua sot.