Klubi i Feronikelit e ka marrë sot një lajm shumë të mirë.
Në Drenas ka zbarkuar transferimi i bujshëm i verës, Van Dave Harmon.
Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga zëdhënësi i Feronikelit, Erlind Krasniqi.
”Harmon ka mbërritur në Drenas. Ai nuk pati mundësi t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore, por prej sot është pjesë e skuadrës”, deklaroi Krasniqi për Olle.
Harmon në stinorin vjeshtor ishte pjesë e Drenicës.
Ai ka realizuar gjashtë gola me kuqezinjtë./topi.com/