Real Madrid dhe Liverpool do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj, në Paris.
Los Blancos bënë mrekulli në përmbysjen e rezultatit ndaj Paris Saint-Germain, Chelseat dhe Manchester Cityt.
Por, rrugëtim të lehtë nuk pati as Liverpooli, e që parashikohet të jetë një finale e madhe në Paris.
Kompjuteri i FiveThirtyEight ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve për këtë edicion, derisa janë përqindje interesante.
Liverpooli është parashikuar si favoritë, duke iu dhënë një përqindje 65 për qind, ndërsa Real Madridi është parashikuar me 35 për qind.
Por, në botën e futbollit asgjë nuk mund të parashikohet, sidomos duke shikuar nga ecuria e madrilenëve në këtë sezon.
Mirëpo, nuk ka dyshim se do të jetë një finale e madhe, pasi dy skuadrat zhvillojnë lojë të bukur dhe me shumë shanse për gol.