Barcelona në dy ndeshjet e para të Champions Ligës ka pësuar dy humbje, kundër Bayern në shtëpi dhe Benficas si mysafir, që të dyja me rezultat 3-0.
Mirëpo, katalunasit megjithatë mund të fitojnë një trofe evropian këtë sezon. Kompjuteri FiveThirtyEight e sheh klubin e Barcelonës si fitues të Europa Ligës këtë edicion.
Në parashikimin e tyre Barca renditet e para me 9% mundësi për t’u shpallur kampion, teksa në vendin e dytë dhe të trete jane skuadrat si Napoli dhe Real Sociedad.