Milani e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri.
Skuadra e Piolit fitoi pastër 2:0 ndaj Bolognës në “San Siro” duke dominuar totalisht sfidën.
Ishte një ndeshje magjike për Zlatan Ibrahimovic, që u bë protagonist absolut me dy golave të shënuar.
Fillimisht suedezi realizoi me kokë pas një krosimi të Theos.
Ibrahimovic nuk u ndal me kaq, teksa në fillimin e pjesës së dytë shënoi sërish, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.Pioli në pjesën e dytë hodhi në fushë edhe blerjet e reja Tonali dhe Brahim Diaz, të cilët nuk mundën që të linin gjurmë.