Sulmuesi shqiptar nuk po mund të shënojë as nga penalltia

Një situatë shumë e keqe për të mos thënë mallkimi ka prekur sulmuesin kuqezi Armando Sadikun.

Ai po kalon “ferrin” për të gjetur golin e parë në Bolovi dhe duket se do të jetë shumë e vështirë për të arritur deri te ky objektiv.

Goli i tij i fundit daton që në kohën kur ishte te Malaga, ndërsa me Erzurumsporin, ndërsa me Bolivarin nuk e ka shënuar ende një gol në ndeshje zyrtare.

Trajneri i ka besuar sërish nga minuta e parë në përballjen që po zhvillohej kundër Ëilsterman. Në minutën e 4-t akordohet penallti për Bolivari dhe trajneri për të rikthyer gjendjen e duhur psikologjike te sulmuesi i ka lënë ekzekutimin e 11-metërshit.

Por edhe prej andej Sadiku nuk arriti që të realizonte. Me pasigurinë e madhe që kishte në vete sulmuesi zgjodhi që ta godas topin në mesin e portës, me portierin që lexoi gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *