Sulmuesi prishtinas transferohet tek Austria

Sulmuesi prishtinas Agim Zeka, do të vazhdojë karrierën tek Austria Vjena.

Zeka që ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, ka nënshkruar me klubin e njohur Austri Vjena.

22-vjeçari ka kaluar në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille.

Lojtari së fundmi ka qenë pjesë e Eredivisie te Fortuna Sittard.

Zeka luan në të gjitha pozicionet, në krah dhe qendër dhe pavarësisht moshës së re konsiderohet lojtar përvojë nga klubi.

Drejtori sportiv i klubit, Peter Stoger, ka folur për afrimin e Zekës, duke thënë se do ta ndihmojë ekipin.

“Ne kemi sjellë një lojtar të ri, ish-lojtarin e Shpresave të Shqipërisë, cili na jep ë shumë alternativa në sulm”.

“Kohët e fundit kemi humbur disa lojtarë në përgatitje për shkak të dëmtimeve, Zeka është brenda mundësive tona financiare”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *