Sulmuesi kosovar largohet nga Shqipëria, nënshkruan me skuadrën zvicerane

Sulmuesi kosovar Albion Avdijaj do të vijojë karrierën në ligën e parë në Zvicër, teksa është transferuar te skuadra e Chriens.

27-vjeçari provoi të linte gjurmë në Shqipëri , duke veshur fanellën e Tiranës dhe Vllaznisë, por pa sukses.

Avdijaj rikthehet kështu në kampionatin zviceran, teksa më herë ka qenë pjesë e Grasshopers, Vaduzit, ndërkohë që tashmë do të nisë një aventurë të re me Chriensin.

Në të kaluarën sulmuesi 27-vjeçar ka qenë pjesë edhe e përfaqësuesve të moshave të Zvicrës. Ndërkohë që në Kategorinë Superiore, hapësirat për Avdijajn ishin me pikatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *