Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu është bërë me klub të ri.
Pasi i dha fund aventurës në Championshipin anglez tek Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Qipro, Apoel Nicosia.
Sulmuesi kosovar ka kaluar si lojtar i ri tek Apoeli, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Apoel Nicosia javë më parë eliminoi Gjilanin nga Liga e Evropës me një fitore 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
31 vjeçari kaloi 7 vite tek Sheffield Wednesday ku shënoi 40 gola në 244 paraqitje.