Sulmuesi i Bayern pozitiv me COVID-19

Bayern Munich sot ka marrë një lajm të hidhur pasi futbollisti I tij Futbollisti i Bajern Mynihut Jochua Zirkzee është infektuar me koronavirus.

Lajmi u dha nga klubi bavarez në faqen zyrtare. 19-vjeçari holandez nuk ka shfaqur simptoma, por është vetëizoluar në shtëpinë e tij.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Bayernit Niklas Sule ka rezultuar negativ me koronavirus në testin e dytë për COVID-19. Megjithatë, gjermani dhe shoku i skuadrës Zirkzee nuk do të grumbullohen për supersfidën e fundjavës në kampionatin gjerman ndaj Borusia Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *