Rikthehen incidentet në ndeshjet e basketbollit kosovar. Pavarësisht se ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimi kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, me prizrenasit që fituan ndeshjet, përfundimi i saj nuk doli të jetë edhe ashtu siç pritej.
Autobusi me të cilin kishin udhëtuar basketbollistët e KB Bashkimit është sulmuar dhe u janë thyer xhamat, raporton Gazetasheshi.com.
Madje, disa persona edhe kanë tentuar ti sulmojnë fizikisht disa zyrtarë të klubit prizrenas.
Të gjitha këto informacionet i kanë konfirmuar prizrenasit përmes faqes së tyre zytare, teksa edhe kanë publikuar imazhe të këtij incidenti:
Ndryshe, Bashkimi triumfoi në derbin e rivalëve të vjetër ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 69:70 (18:15, 19:10, 17:25, 15:20) në takimin e fundit për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.