Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza ka ardhur me reagimin e madh para disa minutave.
Ai tha se për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off kundër Republikës së Rusië.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë e tëra, Suedia dhe Çekia pritet që sot të refuzojnë përballjen me kombëtaren e Rusisë.
Kjo është një nismë e madhe nga vendet evropiane, vende këto që nuk pranojnë të dalin në fushë ndaj agresorit rus.