Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez, ka thënë që Lionel Messi do të pensionohet kudo që të dëshirojë.
Këto deklarata të shokut dhe të ish-bashkëlojtarit të tij vijnë teksa po shtohen sërish spekulimet se argjentinasi do të largohet nga Barcelona.
“Messi do të pensionohet kudo që të dojë, ai mund të vendosë nëse e bën te Barcelona, në Argjentinë apo kudo”, ka thënë Suarez për El Transistor.