Atletico Madrid është shpallur kampion i Spanjës për edicionin 2020/2021.
Atletico Madrid ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Real Valladolid me rezultat 1-2.
Luis Suarez shënoi golin vendimtar në këtë takim për të vulosur titullin për skuadrën e tij.
Pas ndeshjes ai u shfaq emocional duke falenderuar skuadrën e tij të re për mundësin e ofruar.
“Barcelona nuk më vlerësoi, ata më nënvlerësuan dhe Atletico hapi dyert për të më dhënë një mundësi. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës këtij klubi për besimin që patën tek unë”, tha Suarez.
Luis Suarez in tears after winning the title: “Barcelona didn't value me… they underestimated me and Atletico opened their doors to give me an opportunity. I will always be grateful to this club for trusting in me”. ⚪️? #Atleti @dermotmcorrigan pic.twitter.com/npYjJ7DT1t
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 22, 2021
Suarez u la i lirë nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar pasiqë të parët e klubit menduan se atij i kishte kaluar koha.