Suarez dhe Barcelona gjejnë marrëveshjen – lojtari largohet si transferim i lirë drejt Atleticos

Aletico Madrid ka rrugën e hapur për të nënshkruar me Luis Suarez.

Barcelona nuk do të jetë pengesë për Luis Suarez që ky i fundit të transferohet te skuadra e Atletico Madrid.

‘Sport’ raporton se Suarez dhe Barca kanë arritur marrëveshjes të dyanshme për shkëputjen e kontratës, përcjell lajmi.net.

Kësisoj, Suarez dotë kalojë te ‘Rojiblancos’ si një transferim i lirë.

Lojtari në anën tjetër është pajtuar që të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij dhe është gati t’i bashkohet tempullit ‘Wanda Metropolitano’.

Zyrtarizimi për këtë transferim thuhet të jetë vetëm çështje kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *