Raportohet Luis Saurez dëshiron me çdo kusht të ndëshkojë Barcelonën për largimin që po ia bëjnë.
Sulmuesi uruguaian tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusin me një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia dhe Calciomercato, Suarez është i nervozuar nga telefonata e Ronald Koemanit që i ka thënë se nuk është në planet e tij.
Ai ka edhe një vit kontratë me Blaugranasit, mirëpo marrëveshja mes të dyja palëve do të shkëputet.
Suarez nuk dëshiron të largohet pas asgjë dhe dëshiron të përfitojë një shumë deri në 20 milionë euro nga Barcelona.
Sulmuesi do të fitojë dhjetë milionë euro pagë në sezon te Juventusi plus bonuset, derisa prezantimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme.