Portieri i Lazios, Thomas Strakosha rrezikon të operohet në gju, që do ta mbante jashtë fushës së gjelbër për se paku një muaj.
Sipas Il Messaggero, problemet me gjurin vazhdojnë ta shqetësojnë shqiptarin që humbi dy ndeshjet e fundit në Seria A.
Ka shqetësime se nëse terapia nuk funksionon, atëherë Strakosha është i detyruar të operohet.
Kjo do shkaktonte që Starkosha të mungonte për plotë një muaj, duke lënë vetëm Pepe Reinan në portë.
Kjo do ishte humbje e madhe për Lazion, ngase edhe Luiz Felipe Ramos u operua në këmbë.