Thomas Strakosha ka bërë paraqitje fantastike në duelin e mbrëmshëm kundër Sampdorias.
Lazio triumfoi 1-3 kundër skuadrës së Sampdorias në “Stadio Luigi Ferraris”, në një ndeshje ku shkëlqeu Immobile me dy gola, shkruan Demokracia.com.
Vendimtar në disa momente ishte edhe “gardiani” i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha që bëri ndërhyrje mbresëlënëse.
Në tri nga rastet e Sampdorias, Lazio nuk e pësoi falë reflekseve që posedon portieri shqiptar.
Strakosha edhe ndeshje më parë ka qenë titullar në portën e Lazios, ndërsa duket se ka fituar besimin e trajnerit, Sarri.
Ka qenë vetë klubi nga kryeqendra italiane që ka publikuar pamjet e tri pritjeve të Strakoshës në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.
⛔️ ?????? ????????? ⛔️#CMonEagles ? pic.twitter.com/XnJDg2qk5j
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) December 6, 2021