Strakosha në shënjestrën e Chelseat, Fabrizio Romano jep detaje

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha është në shënjestrën e Chelseat.

Gazetari italian dhe një nga më të besueshmit në merkaton e transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se “Blutë” e kanë opsion nënshkrimin e Strakoshës.

Sipas Romanos, Strakosha do t’i bashkohej Chelseat vetëm në rast se Kepa do të largohet nga “Stamford Bridge” në verë.

“Thomas Strakosha tani tërheq interesin, i disponueshëm si transferim i lirë. Chelsea po e konsideron atë si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë”, njofton Romano në Twitter.

“Gardiani” 27-vjeçar është pjesë e Lazios me të cilën ka kontratë deri në fund të qershorit.

“Gardiani” 27-vjeçar është pjesë e Lazios me të cilën ka kontratë deri në fund të qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *