Thomas Strakosha është mërzitur duke u munduar të provojë gjithmonë vlerat e tij ndaj çdo kritike që merr në mediat italiane apo nga tifozët. Ndaj dje, pas fitores 5-1 kundër Veronës, ai para mediave është shfaqur si rrallëherë polemizues kur i kanë kujtuar gabimet.
“Kritikat nuk i dëgjoj, nuk më interesojnë. Trajnerët më thonë gjithmonë kur gaboj dhe unë dëgjoj vetëm ata. E di se ku duhet të përmirësohem. Është e thjeshtë të kritikosh para televizorit apo një celulari. Do të dëshironin që të ishin në vendin tim. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu te Lazio dhe mundohem që të mos humbas kurrë përqendrimin deri në minutën e 95. Unë jam i lumtur, futbolli është jeta ime. E di se kur paraqitem mirë dhe kur jo”, tha Strakosha.