Futbollisti me prejardhje kosovare, Florian Kamberi i është bashkuar skuadrës skoceze, Rangers, pak minuta para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Lajmi për transferimin e lojtarit e ka konfirmuar faqja zyrtare e Rangers në ‘Twitter’.
Kamberi te gjiganti skocez do të jetë vetëm në formë huazimi.
Trajneri i Rangers, Steven Gerrard ka komentuar afrimin e sulmuesit shqiptar.
“Ne jemi të lumtur që kemi siguruar marrëveshjen me Florianin. E mirëpresim te Rangers. E kemi studiuar për ca kohë dhe e dimë se çfarë mund t’i sjellë grupit. Ai është një sulmues i kompletuar dhe golashënues. Besojmë se do të jetë në gjendje të kontribuojë në mënyrë pozitive në atë që ne duam të arrijmë këtë sezon” – është shprehur anglezi për “Rangers Tv”.