Sterling, që u largua nga ‘Anfield’ në vitin 2015 për t’u transferuar në Manchester City, shpalos këto ‘zënka’ që ka me të bijën, Melody, në shtëpinë e tyre.
“Ajo e di rivalitetin që ka Liverpooli me skuadrën që luaj unë kështu që tërë kohës i këndon kënget e tyre (Liverpoolit) për të më nervozuar”, u shpreh anglezi për AS, transmeton lajmi.net.
Anësori u transferua në Manchester City për shumën e 49 milionë funteve, pasi refuzoi të rinovonte për Të Kuqtë edhe përkundër ofertës “faraonike” që thuhej se i është ofruar.
25-vjeçari po kalon formë të mirë këtë sezon me Qytetarët, ku në 23 ndeshje të luajtura ka arritur të realizojë 11 gola dhe një asistim në Premierligë.