Statistikat, Napoli për rekord, ka dy pikë më shumë se Juve i Conte-s

Pas 24 ndeshjesh në Serie A skuadra e Spalletti-t po tregon se ky mund të jetë jo vetëm sezoni i titullit, por mund të konsiderohet si edicioni ku mund të kurorëzohet njëra prej ekipeve më të mira të Italisë të të gjithë kohërave.

Historik – Tifozët e Napoli-t ëndërrojnë titullin e tretë në historinë e klubit, por lojtarët kanë në dorë të fusin emrat në faqet e historisë të Serie A. Skuadra e Napoli-t këtë sezon ka një mesatare pikësh më të mirë se ajo e Juventusi-t të Conte-s të sezonit 2013-2014 ku ekipi piemontez mbylli kampionatin me 102 pikë. Juventusi i atij sezoni është i vetmi ekip që kalon kuotën e 100 pikëve. Rendimenti i Napoli-t në këtë sezon tregon se është në gjendje të barazojë ose edhe të kalojë Juventus-in e rekordeve…

Projeksionet – Numrat flasin për ekipin e Napoli-t. Pas 24 javësh skuadra e Spalletti-t ka 2 pikë më shumë se Juventusi i Conte-s. Nëse skuadra kampane do të vazhdojë të mbajë këtë mesatare pikësh atëherë projeksionet tregojnë se në fund të kampionatit mund të grumbullojë plot 13 pikë duke vendosur kështu një rekord të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *