Statistikat mbresëlënëse të tre futbollistëve të Ulpianës kundër Drenicës – njëri prej tyre arriti shpejtësinë maksimale 29.7km/h

Ulpiana nga Lipjani së fundmi iu rikthye fitoreve. Pas një ecurie prej shumë ndeshjeve pa fitore, skuadra që drejtohet nga Edlir Tetova arriti ta fitojë një ndeshje të vështirë në fundjavë ndaj Drenicës në shtëpi me rezultat 3:1.

Dritë në “fund të tunelit” për Ulpianën. Ecuria prej nëntë ndeshjeve pa fitore te skuadra lipjanase mori fund në fundjavë me fitoren ndaj Drenicës, andaj shpresat tani në skuadër janë shumë të mëdha.

Paraqitje e skuadrës lipjanase nga minuta e parë e deri në fund ishte për çdo lëvdatë.
Futbollistët luftonin sikur në një “ndeshje finale”, derisa tani FrontOnline ka mësuar edhe disa prej statistikave të futbollistëve më të mirë në këtë ndeshje.

Tre mbrojtësit, Gentian Emini, Ardi Shala dhe Silvester Shkalla bën paraqitje brilante ndaj Drenicës së Skënderajt në “Sami Kelmendi”.

Emini që barti shirtin e kapitenit në këtë ndeshje, u paraqit 115 minuta në fushë, përshkroi një distancë prej 12,690 metrash dhe arriti shpejtësinë maksimale prej 29.2km/h.

I shpejtë në këtë ndeshje ishte edhe Shala, që arriti shpejtësinë maksimale prej 29.7km/h.
Ndërkaq, mbrojtësi nga Shqipëria, Shkalla u paraqit 113 minuta në fushë, mbuloi një distancë prej 10,786 metrash dhe arriti shpejtësinë maksimale prej 28.1km/h.

Deri më tani këtë edicion, kur kanë kaluar 22 xhiro, Ulpiana ka tubuar 22 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë, në vendin që dërgon në barazh.

Ndryshe, ndeshjen e radhës, Ulpiana e luan në fundjavë përballë Gjilanit në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *