Skuadra e Maurizio Sarrit, si asnjëherë në vitet e fundit, ka filluar të çaloi në Serie A, në garën për titull, duke lëshuar shumë pikë.
E njëjtë formë po e përcjell edhe në Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën nga Lyon me rezultat 1:0.
Me humbjen nga Lyon, Juventus regjistroi një rekord negativ, duke pësuar tri humbje radhazi në udhëtim në Ligën e Kampionëve.
Dy humbjet e sezonit të kaluar nga Atletico Madrid dhe Ajax, dhe kjo këtë sezon nga Lyon, çon serinë e Juventusit në tri humbje radhazi larg shtëpisë.
Kjo humbje bëhet edhe më e rëndë, kur dihet se Juventus nuk kishte humbur nga një ekip francez që nga viti 2009.