Fikayo Tomori ka fituar zemrat e tifozëve të Milanit, sidomos pas paraqitjes fantastike të dhuruar në ndeshjen e fundit ndaj Romës, ku ishte një ndër më të mirët në fushë. Anglezi luajti në vendin e kapitenit Romagnoli, i cili ishte në stol për 90 minuta.
Italiani është kritikuar shpesh këtë sezon dhe duket se Tomori pak e nga pak po ia merr vendin, pasi duket në formë të shkëlqyer. Edhe statistikat i japin të drejtë anglezit, i cili në 6 ndeshje ka qenë thjesht fantastik.
Në këto 6 takime, Tomori ka pasur 90% të pasimeve të sakta, 10 ndërhyrje të sakta, 6 topa të rrëmbyer, 16 spastrime zone dhe 19 duele ajëore të fituara. Të dhëna mjaft të mira për anglezin, i cili duket se po e “drithëron” jo pak kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli.