Tjetër ndeshje, tjera statistika të jashtëzakonshme për Lionel Messi.
Ylli i skuadrës së Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës ka dhënë një tjetër paraqitje spektakolare sonte, kundër Levante.
Numri 10 i katalanëve dha dy asistime për Ansu Fati, për fitoren e Barcelonës. Por, asistimi i parë ishte ‘marramendës’, pasi erdhi nga një kënd shumë i vështirë.
Me këto dy asistime, Messi tashmë prinë La Ligan me numrin e asistimeve (8), përcjell lajmi.net.
Gjithashtu, ai është top golashënues, me 14 gola të regjistruara në emrin e tij.
Me një ecuri të tillë në kampionatin elitar të futbollit spanjoll, si dhe me pak fat në Ligën e Kampionëve, Messi mund të fitojë edhe ‘Topin e Artë’ numër 7 në karrierën e tij.
Mbetet të shihet nëse nën urdhrat e Quique Setien, argjentinasi do të arrijë një gjë të tillë. Ndihma e shokëve të skuadrës është jashtëzakonisht e nevojshme.