Statistika mahnitëse që tregon varësinë e Cityt nga Haaland

Erling Haaland ka shënuar 13 gola në dhjetë ndeshje të Premier League këtë sezon, dy të fundit dje në fitoren e Manchester City kundër Bournemouth.

Varësia e Cityt nga lojtari norvegjez është e tillë që golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit është… një kundërshtar. Maxime Esteve shënoi dy autogola në humbjen e thellë të Burnleyt ndaj Cityt në javën e gjashtë të Premier League. Që atëherë, asnjë lojtar i Cityt nuk ka arritur ta barazojë këtë rekord, që do të thotë se mbrojtësi francez mbetet golashënuesi i dytë më i mirë për klubin e Manchesterit.

Për më tepër, Manchester City ka shënuar 20 gola në dhjetë ndeshje: Haaland shënoi 13 nga këto 20 gola, Esteve dy, teksa Matheus Nunes, Phil Foden, Rayan Cherki, Tijjani Reijnders dhe Nico O’Reilly nga një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *