Lionel Messi do të startojë në finale të Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Francës.
Ylli argjentinas i futbollit kësisoj do ta thyej rekordin e të gjithë kohërave në Kampionatin Botëror për më së shumti paraqitje.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë me paraqitjen kundër Francës sot, do të regjistrojë 26 ndeshje të luajtura në Kampionatet Botërore.
Para Messit këtë rekord e mbante Lothar Matthaus me 25 paraqitje, Miroslav Klose me 24 paraqitje e Paolo Maldini me 23 përballje.
Cristiano Ronaldo, rivali kryesor i Messit në karrierë ka 22 ballafaqime të luajtura në Kupën e Botës.
Stadiumi “Lusail Iconic” është arena e përballjes së madhe finale në Kupën e Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës.