Lajm i trishtë për basketbollin shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare gjyqtari Daniel Aliaj.
Këtë lajm e ka bërë publike Federata Shqiptare e Basketbollit ku me anë të një postimi në profilin e rrjetit social “Facebook” kanë deklaruar ndarjen nga jeta të gjyqtarit të cilën e cilësonin si një djal energjik dhe me shumë ambicie.
NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT –
“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.
Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.
Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!
Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!
Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”.