E përditshmja spanjolle, ‘Sport’ ka konfirmuar gjithçka sa i përket situatës së Lionel Messi.
Leo Messi do të rinovojë kontratën me Barccelonën deri në vitin 2026. Marrëveshja mes yllit argjentinas dhe katalonasve tani është e plotë dhe e vetmja gjë që mungon tani është që presidenti Joan Laporta të arrijë të reduktojë pagat e lojtarëve, në mënyrë që kapiteni të nënshkruajë kontratën e tij të re.
Thuhet po ashtu se zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme – brenda javës së parë të gushtit.
Messi, aktualisht është ende në pushime në Ibiza. Një gjë është e sigurt që Messi s’do të rikthehet në stërvitje derisa të nënshkruhet kontrata e re dhe se ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Juventusit nëse rinovimi nuk është zyrtarizuar.