Dy nga kryendeshjet e xhiros së gjashtë dhe të
fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve janë në program sonte.
Milani përballë tifozëve të vet e kërkon fitoren kundër Liverpoolit dhe pret gabimin e Portos për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” kanë katër pikë në vendin e tretë në Grupin B, ndërsa kanë një pikë më pak se Porto që është në vendin e dytë, pozitë kjo që siguron plasmanin në 1/16 e finales.
Në anën tjetër, Liverpooli luan për prestigj, ngase çështjen e kualifikimit tutje e ka siguruar me kohë nga vendi i parë.
Formacionet zyrtare:
MILAN: Maignan, Tonali, Brahim Diaz, Ibrahimoviq, Romagnoli, Hernandez, Kalulu, Tomori, Messias, Kruniq, Kessie
LIVERPOOL: Alisson Becker, Konate, Mane, Salah, Chamberlain, Minamino, Tsimikas, Origi, Phillips, Williams, Morton.
Ndërkohë, në Grupin D, Real Madridi dhe Interi kanë siguruar biletën për fazën tjetër, mirëpo sonte do të vendoset se cila skuadër do të kalojë tutje nga vendi i parë.
“Mbretërit” nga Madridi kanë 12 pikë në vendin e parë, ndërsa Interi ka dy më pak.
Kësisoj, Los Blancos i mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e parë në grup në mënyrë që ta ketë më të lehtë në shortin për 1/16 e finales.
Formacionet zyrtare:
REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Modriq, Casemiro, Joviq, Vinicius Jr, Rodrygo, Mendy.
INTER: Handanoviq, Dumfries, Dzeko, Martinez, Perishiq, Çalhanoglu, Barella, D’Ambrosio, Skriniar, Brozoviq, Bastoni.
Dy ballafaqimet e përmendura fillojnë nga ora 21:00.