Spektakël nesër në futbollin kosovar, Ulpiana dhe Liria kërkojnë barazhin e Superligës

Skuadra e Ulpianës dhe ajo e Lirisë do të përballen nesër në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën e Parë.

Të dy skuadrat do të luftojnë për fitore, në mënyrë që ta sigurojnë barazhin për Superligën.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë. Kujtojmë që skuadra e Ulpianës e ka epitetin e skuadrës vendase,.

Skuadra që e fiton këtë ndeshje, do të përballet me skuadrën që përfundon në vendin e 8-të në Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *