Spektakël në “Zahir Pajaziti”, Llapi arrin ta mposht Ballkanin

Ballkani ka pësuar humbje nga Llapi, duke humbur edhe pozitën e liderit në tabelë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Superligën e Kosovës, suharekasit pësuan humbje në udhëtim te llapjanët.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka përfunduar me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi Edon Sadriu në minutën e 69-të.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Marijan Coricin në minutën e 62-të dhe Mevlan Zekën në të 87-ën.

Pas kësaj fitore, Llapi ka 26 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Ballkani mbetet me 45 pikë dhe tani renditet i dyti, me dy pikë më pak se skuadra lidere, Drita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *