Reali ka shënuar fitoren e dytë në grup në Ligën e Kampionëve.
Mbretërit kanë mposhtur Napolin me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Napoli kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Ostigard në minutën e 19-të.
Reali e përmbysi rezultatin në pjesën e parë me golat e Vinicius Junior (27’) dhe Bellingham (34’).
Me të filluar pjesa e dytë, Zielinski barazoi rezultatin.
Golin e fitores për Realin e shënoi Meret në portën e tij në minutën e 78-të.
Reali është në vendin e parë me 6 pikë, Napoli e Braga kanë nga 3 pikë derisa Union Berlin është i fundit pa asnjë pikë.