Spektakël në finalen e Kupës së Italisë, Atalanta dhe Juventusi baras pas pjesës së parë

Para pak momenteve ka përfunduar pjesa e parë në finalen e madhe të Kupës së Italisë në mes Atalantës dhe Juventusit.

45 minutat e para të kësaj sfide janë mbyllur baras me dy skuadrat që “tundën” rrjetën nga një herë.

Të parët që realizuan ishin lojtarët e “Zonjës së Vjetër” në minutën e 31-të me super golin e Kulusevskit.

Gëzimi i “Biankonerëve” zgjati vetëm dhjetë minuta pasi “zikaltrit” barazuan rezultatin katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë.

Malinovsky ishte autor i golit të barazimit pas asistimit nga Hateboer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *