Borussia Monchengladbach ka bërë të pamundurën sot, ata u rikthyen nga disavantazhi prej dy golave per të triumfuar ndaj Bayern Munchen.
Bayern Munchen e nisi mirë ndeshjen, ishte minuta 24′ ku u akordua penallti në favor të tyre. Robert Lewandowski u tregua i saktë për tu dhënë avantazin ekipit të tij. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 26′, i kritikuari Leroy Sane dhuroi një asistim për Leon Goretzka.
Vendasit u treguan të mprehtë, Hofmann shënoi në minutën e 36′ dhe në fundin e pjesës së parë përkatësisht minutën 45′ , Lars Stindl ishte asistues në dy golat.
Pjesa e parë perfundoi me rezultatin 2-2.
Pjesa e dytë filloi, Hofmann kësaj here asistoi për Neuhaus në minutën 49′ për të kompletuar rikthimin e vendasëve. “Bavarezët” u munduan të krijonin, por ndeshja përfundoi.
Rezultati përfundimtar, Borussia Monchengladbach 3-2 Bayern Munchen.
Monchengladbach qëndrojnë në vendin e shtatë me 24 pikë, ndërsa Bayern Munchen mban pozitën e parë me 33 pikë, por Leipzig mund të kalojë në pozitën e parë, ata kanë 31 pikë gjithsej me një ndeshje më pak.