Spektakël i madh në Europa League, sonte zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale

Sonte zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në Europa League.

Athletic Bilbao dhe Manchester United premtojnë spektakël të madh në ‘San Mames’.

Skuadra spanjolle ka qenë tradicionalisht një kundërshtar i papërshtatshëm për ‘Djajtë e Kuq’, duke fituar dy nga tre përballjet mes tyre në ndeshjet europiane.

Në takimin tjetër, befasia e këndshme e këtij edicioni, Bodo/Glimt ka udhëtuar në Londër për t’u përballur me skuadrën e Tottenham.

Të dy këto ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *