Spektakël i garantuar sonte në botën e boksit, Joshua dhe Ngannou do të përballen në Arabinë Saudite

Një super meç do të zhvillohet mes Anthony Joshua dhe Francis Ngannou.

Të dy boksierët do të përballen në Riad, Arabi Saudite, duke filluar nga ora 23:50.

Ylli britanik është në një seri fitoresh me tre ndeshje, duke mposhtur Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin.

Sa i përket Ngannou, ish- kampioni i peshave të rënda të UFC- së përballet me ‘AJ’, pas një paraqitje fantastike që kishte ndaj Fury dhe kjo do të jetë vetëm lufta e tij e dytë në boksin profesionist.

Kjo luftë do të zhvillohet sot dhe jo të shtunën për shkak se Çmimi i Madh i Arabisë Saudite do të zhvillohet gjatë të njëjtës fundjavë, me garën e planifikuar për të shtunën, më 9 mars.

Autoritetet saudite e zhvendosën luftën masive të peshave të rënda për të premten, në mënyrë që të mos jetë në të njëjtën ditën me garën e F1 të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *