Sparta Prague – Salzburg, Rrahmani dhe Krasniqi debutojnë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e radhës.

Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Angli, atje ku përballen Manchester City dhe Inter.

Është një ripërsëritje e finales së para dy viteve, atje ku skuadra angleze kishte triumfuar me rezultat 1 me 0.

Ndeshje tjetër do të jetë ajo mes Sparta Prague dhe Salzburg, me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin që pritet të kenë minuta me fanellën e skuadrës çeke dhe të debutojnë në kompeticionin më të madh evropian për klube.

Në fakt, sipas raportimeve të fundit, sulmuesi Rrahmani pritet të jetë titullar nga minuta e parë.

Ja formacionet e mundshme:

Sparta Prague: Vindahl; Vitik, Panak, Sorensen; Preciado, Laci, Kairinen, Rynes; Birmancevic, Rrahmani, Haraslin

Red Bull Salzburg: Blaswich; Van der Brempt, Piatkowski, Baidoo, Terzic; Bidstrup, Bajcetic, Clark; Nene, Yeo, Gloukh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *